Viti i pare kalon shpejt dhe vjen ditelindja e pare!

0 0

“Të gjithë në shtëpi janë shumë të lumtur për ditëlindjen e parë të fëmijës. Duam që festa të jetë e veçantë, por nuk dimë se si ta organizojmë”. Shumë familje janë tepër të gëzuara për ditëlindjen e parë të fëmijës së tyre, saqë harrojnë faktin që ai është ende një bebe. Për të planifikuar sa më mirë ditëlindjen e parë të fëmijës tuaj, ju do të bëni mirë të ndiqni këtë strategji:
Mos organizoni një festë të madhe
Një dhomë e mbushur plot me njerëz ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen e një fëmije aq të vogël. Bëni një drekë të vogël, ku mund të ftoni njerëzit e familjes dhe ndonjë mikun tuaj. Nëqoftëse fëmija kalon kohë me bashkëmoshataret e tij, ftoni edhe 2 ose 3 prej tyre.
Shtoni zbukurimet
Një dhomë e zbukuruar mund të jetë dicka shumë e bukur për fëmijën tuaj. Shumë tullumbace, maska, kapele, zbukurime me drita, kukulla e preferuar ( për shembull Pinoku ose Teletabis ), mund të jenë një alternativë shumë e mirë për ta bërë festën më të bukur.
E lejoni fëmijën të hajë kekun ( tortën )
Kjo është një ditë e veçantë. Të gjithë njerëzit dhe të gjitha ëmbëlsirat janë bërë për të festuar ditëlindjen e fëmijës, prandaj lejoheni t’i provojë ato, është vetëm një ditë. Të nesërmen mund të vazhdoni ushqyerjen e shëndetshme dhe pa sheqerna.
Mos i jepni urdhëra
Mund të jetë bukur kur fëmija qesh para aparatit fotografik, kur hap me kujdes dhuratat etj. Ai mund të mësojë të shuajë qirinjtë, nëqoftëse ju e mësoni atë, por mos prisni një bashkëpunim të plotë nga fëmija, dhe mbi të gjitha mos ushtroni presion. Lereni të jetë sa më i lirë.
Llogariteni mirë kohën
Përpiquni të organizoni gjithçka mirë, në mënyrë që fëmija juaj të mos ndihet i lodhur apo i paushqyer. Mos e planifikoni festën paradite nëqoftëse atëhere për të është orari i gjumit. Mos e zgjasni shumë kohën e festës ( e shumta deri në dy orë ), por mund të bëni të kundërtën vetëm nëse do të keni mundësi ta vendosni diku fëmijën për të fjetur.
Filmoni festën
Festa do të mbarojë shumë shpejt, po ashtu dhe fëmijëria e fëmijës tuaj. Regjistrimi i saj do të jetë me shumë vlerë për të gjatë viteve të mëvonshme.
Kini parasysh!
Takoni një specialist të fëmijërisë së hershme, nëse gjatë festës apo edhe më vonë fëmija:
– Nuk pulit sytë kur sende që lëvizin me shpejtësi i afrohen syve të tij.
– Nuk imiton tinguj të thjeshtë.
– Nuk reagon ndaj kërkesave të thjeshta të thëna me gojë si hajde apo mirupafshim.
– Nuk ngrihet vetë në këmbë në pozicion të drejtë.
– Nuk i kalon sendet nga një dorë në tjetrën.
– Nuk shfaq frikë ndaj të huajve.
– Nuk ndërvepron për të luajtur me prindërit dhe kujdestarët.
– Nuk ushqen veten, nuk mban vetë shishen ose gotën.
– Nuk zvarritet me duar dhe gjunjë.

Lexoni dhe: Te organizojme ditelindjen e femijes ne tre hapa


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kryeministri jep njoftimin për rihapjen...

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët prej orës 13:00 të ditës së shtunë janë të vetëkarantinuar në...

Po qëndroni në shtëpi me...

Për të gjithë prindërit që nuk po shkojnë në punë duke u kujdesur për fëmijët e tyre që gjithashtu nuk po shkojnë në shkollë, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar  se...

Didi është mërzitur, histori për...

Ky është një tregim me figura për fëmijë në të cilin shpjegohet koronavirusi dhe çfarë duhet të bëjnë fëmijët në keto raste, nga psikologia Manolita Hida.

Një jetesë e shëndetshme ju...

  Studiuesit thonë se një stil jetese i shëndetshëm mund të shtojë një dekadë në jetëgjatësinë tuaj. Studiuesit identifikuan pesë faktorë jetese si të rëndësishëm, përfshirë dietën, stërvitjen dhe mbajtjen...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X