Si të ruajmë, përmirësojmë ushqyerjen me gji tek bebet prematurë?

0 0

15 milione bebe në vit lindin prematurë!!! Kjo është një statistike e marrë nga OBSH.

Foshnjat e parakohshme kanë nevoja të ndryshme ushqimore në krahasim me foshnjat e lindur në term. Mjekët janë në luftë të vazhdueshme me kohën në mënyrë që bebet prematurë të kapin ritmet e rritjes së bebeve të lindura në kohë, të shmangin komplikacionet e të arrijnë një zhvillim të shëndetshëm afatgjatë.

Të plotësosh kërkesat e tyre të larta ushqimore është vërtet një sfidë shumë e rëndësishme!

Për të marrë proteinat e mjaftueshme, bebeve të parakohshme dhe/ose nën peshë, u nevojitet një sasi e madhe qumështi (minimum prej 250 ml qumësht/kg/ditë) dhe akoma më shumë sasi për lëndë të tjera ushqyese, ndërkohë që përmasat e stomakut të tyre janë super të vockla!

Duket si mision i pamundur…

Ushqimet duhet të kenë përqëndrim të lartë të nutrientëve të domosdoshëm dhe të tolerohen mire.

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për bebet, por tek bebet prematurë nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Prandaj mjekët këshillojnë përdorimin e Fortifikuesit të qumështit të gjirit. Ai siguron vlerat ushqyese shtesë që nevojiten për të pasuruar qumështin e gjirit në mënyrë që ai të mbeshtesë rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të bebeve prematurë.

Në Evropë, pas studimesh klinike shumëvjecare, prej vitesh është praktikë normale përdorimi i tyre në maternitete, sepse bebet arrijnë më shpejt parametrat e duhur duke shkurtuar kohën e qëndrimit të bebeve në spital dhe mbi të gjitha ruhet ushqyerja me gji! Vitet e fundit edhe në Shqipëri po përdoret me sukses Aptamil HMF (fortifikues i qumështit njerëzor). Ai përmban proteina, vitamina, minerale, karbohidrate etj. Doza e caktuar përzihet me qumështin e gjirit të shtrydhur dhe i jepet bebit në moment. Në këtë mënyrë bebi merr gjithcka që i nevojitet nëpërmjet qumështit të gjirit të fortifikuar, duke shmangur kështu përdorimin e formulës.

Fortifikuesi përdoret vetëm me këshillën e mjekut dhe nën mbikqyrjen e tij! 

Për më shumë informacion vizitoni faqen aptaclub.co.uk dhe sigurisht mund të telefononi apo kontaktoni tek [email protected] 

Lexoni edhe: Regurgitimi & refluksi tek bebet, simptomat, shkaqet dhe si ta trajtojme?


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Oligosaharidet e qumështit njerëzor dhe...

Qumështi i gjirit është jashtëzakonisht kompleks. Çdo pikë e qumështit të gjirit përmban mijëra molekula të ndryshme që veprojnë se bashku në harmoni të plotë, si muzikantët e një orkestre,...

Smogu i qytetit dëmton sytë...

Ndër dëmet e shumta për shëndetin e shkaktuar nga grimcat e imëta të smogut, ekziston edhe tharja e filmit të çmuar të lotëve që mbulon sipërfaqen e syve: ekspertët flasin...

Emra per vajza dhe emra...

Zgjedhja e emrit të fëmijës shpesh mund të çojë në “krizë” prindërit, në kuptimin që mendojnë se tashmë e kanë vendosur dhe më pas gjithçka kthehet sërish në fillim duke...

Tragjedi në Berat, vdesin foshnjat...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Berat, ku dy binjakë 5-muajsh, ndërruan  jetë. Ata u dërguan në spital të pajetë dhe dyshimet e para ishin se fëmijët mund...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X