Sekrecionet e bardha, çfarë tregojnë

Sekrecionet vaginale janë një pjesë e shëndetshme e shëndetit vaginal.




0 0

Lloji i sekrecioneve vaginale që mund të keni ndryshon përgjatë ciklit tuaj menstrual, por pothuajse në të gjitha rastet, janë shenjë se gjithçka funksionon më së miri.

Për më tepër, sekrecionet tregojnë se që vagina juaj është e shëndetshme.

Sidoqoftë, herë pas here, sekrecionet e bardha  mund të jenë një shenjë e një problemi themelor.

Çfarë i shkakton sekrecionet e bardha?

Një sekrecion i bardhë mund të ndodhë gjatë ciklit tuaj menstrual. Ky proces njihet si leukorrea dhe është  plotësisht normal.

Sekrecioni mund të fillojë si më i hollë në ditët para ovulimit ose kur lëshohet veza. Gjatë ovulacionit, sekrecionet ose mukoza mund të duken shumë më të trasha.

Kjo është një shenjë që ju po ovuloni, dhe disa gra e përdorin këtë si një indikacion natyror të pjellorisë. Nëse po provonit të mbeteni shtatzënë, duke parë sekrecionet e bardha më të trasha mund të shikoni se është koha për të kryer marrëdhënie seksuale.

Sekrecionet vaginale shërbejnë për të ndihmuar në mbajtjen e indeve vaginale të lagështa dhe të lubrifikuara. Ato ndikohen nga hormonet tuaja riprodhuese dhe kjo është arsyeja përse ndryshojnë përgjatë ciklit menstrual dhe në shtatzëni.

Në të njëjtën mënyrë, sekrecionet vaginale janë mënyra e trupit për të ruajtur ekuilibrin e pehashit në vaginë. Lëngjet veprojnë si një lubrifikim natyral për të lëvizur bakteret, papastërtitë dhe mikrobet nga zgavra juaj vaginale.

Për sa kohë që sekrecionet nuk kanë erë të keqe dhe nuk po përjetoni simptoma të tjera, ato janë normale dhe ju jeni të shëndetshme. Në fakt, shumica e grave prodhojnë rreth një lugë çaji sekrecione çdo ditë.

Pas ovulacionit, kjo sasi mund të rritet deri në 30 herë. Ky lëng shtesë mund të kërkojë që të vendosni peceta ditore, por nuk është e thënë që duhet të vizitoheni tek mjeku.

Çfarë i shkakton sekrecionet e bardha si qumësht?

Në ditët e para të ciklit tuaj menstrual, mund të pësoni një rrjedhje të hollë vaginale, në ngjyrën e qumështit.

Ky sekrecion i hollë është një shenjë që trupi po përgatitet për ovulacion. Dhe është tërësisht normal. Kur afroheni më shumë me periodat tuaja, sekrecionet mund të bëhen më të trasha dhe më të errëta.

Por sekrecioni i bardhë dhe i hollë si qumësht mund të jetë edhe shenjë se ju jeni shtatzënë. Në fazat e hershme të shtatzënisë, disa gra prodhojnë sekrecione të tilla , dhe kjo rezulton nga ndryshimet hormonale, të cilat po përgatisin trupin për nëntë muajt e shtatzënisë.

Sekrecionet mund të ndihmojnë në pastrimin e baktereve, mikrobeve dhe papastërtive. Ndihmojnë gjithashtu në formimin e një mukoze në qafën e mitrës. Kjo e mban të shëndetshme qafën e mitrës dhe parandalon përhapjen e baktereve në mitër gjatë shtatëzanisë.

Për sa kohë që sekrecioni i badhë si qumësht nuk ka erë, ka shumë gjasa që të jetë shenjë e një shëndeti të mirë të vaginës. Ndërsa nëse ngjyra e sekrecioneve është si një hije e bardhë në gri ose nëse ka erë të fortë si peshku, atëherë mund të jetë shenjë e një infeksioni.

Çfarë i shkakton sekrecionet e bardha dhe të trasha?

Nëse jeni duke pasur sekrecione të trasha të bardha, që duken si një grumbull sekrecionesh ose si të mpiksura, mund të jeni duke përjetuar sekrecione nga një infeksion maja.

Vagina juaj bën një punë të mrekullueshme për të ruajtur ekuilibrin e pehashit përmes baktereve dhe kërpudhave që jetojnë në të. Por herë pas here ky ekuilibër dëmtohet dhe disa baktere të këqija dhe kërpudha lejohen të lulëzojnë.

Ky është rasti i një infeksioni maja. Një kërpudhë e quajtur  Candida albicans mund të lulëzojë shpejt dhe të zhvillohet në një infeksion.

Njerëzit me infeksione të majave mund të përjetojnë:

  • Sekrecione të trasha të qëndrueshme
  • Sekrecione të bardha që kthehen në të verdhë ose të gjelbër
  • Një erë e keqe që vjen nga vagina
  • Kruajtje në vaginë
  • Ënjtje ose skuqje rreth saj
  • Një ndjesi djegieje ose dhimbje gjatë urinimit
  • Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale

Ju duhet të privoheni nga marrëdhëniet seksuale ndërsa jeni duke u trajtuar për infeksionin. Trajtimi i partnerit nuk kërkohet, por nëse infeksioni përsëritet mund të kërkohet edhe trajtimi i partnerit.

Çfarë i shkakton sekrecionet e bardha, të trasha dhe ngjitëse?

Kur nuk ovuloni, trupi juaj do të prodhojë lëng vaginal që është i trashë dhe ngjitës. Ky sekrecion vaginal do të veprojë si një pengesë për të parandaluar që spermatozoidi të mos kalojë në qafën e mitrës dhe në mitrën tuaj.

Mbrojtja natyrale e trupit mund të ndihmojë gjithashtu edhe në parandalimin e mikrobeve dhe baktereve që të ngjiten në qafën e mitrës.

Ky sekrecion mund t’ju ndihmojë të shmangni infeksionet në ditët pas periodave tuaja, kur vagina juaj prodhon më pak lëng se sa në momentet e tjera të ciklit tuaj. Rritja e sasisë së këtij lëngu ndihmon në larjen e çdo bakterie ose mikrobi që mund të përbëjë rrezik për shëndetin dhe ekuilibrin e përgjithshëm të vaginës tuaj.

Kur të shkoni tek mjeku

Pothuajse në çdo rast, sekrecionet e trasha dhe të bardha vaginale janë shenjë e shëndetit dhe mirëqenies në organet tuaja riprodhuese. Por herë pas here, sekrecionet mund të jenë tregues të një problemi themelor shëndetësor.

Është e rëndësishme të shkoni tek një mjek nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme së bashku me sekrecionet e pazakonta vaginale:

  • Dhimbje
  • Kruajtje
  • Siklet
  • Rrjedhje gjaku
  • Perioda të kaluara (kur nuk ju vijnë periodat)
  • Skuqje apo plagë së bashku me parehati vaginale
  • Një ndjesi djegëse kur urinoni ose kryeni marrëdhënie seksuale
  • Një erë e fortë dhe e vazhdueshme që vjen nga vagina

Shmangni prishjen e ekuilibrit të pH-it në vaginën tuaj duke reduktuar  sapunët, larjet me aromatizues, ose produkte të tjera që dëmtojnë mbrojtësit natyralë të vaginës.

Vagina është krijuar për tu kujdesur për veten dhe për të parandaluar infeksionet e ardhshme.

Lexo edhe: Sekrecionet kafe ne shtatzani, ja kur duhet te shqetesoheni



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kujdes nëse merrni këtë mesazh,...

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre...

A merret koronavirusi nga ushqimi...

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të...

SHBA ofron ndihmë për vendet...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. USAID ka parashikuar një...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Mund...

Deri më tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtarisht 42 persona të prekur nga Covid 19, por sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, mund të jetë mbi 400 të infektuar. “Nëse...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X