Sasia e qumeshtit qe duhet te pije nje bebe

0 0

Sa qumësht duhet të pijë një i porsalindur? Kjo është pyetja më e shpeshtë e nënave, pavarësisht mënyrës si ushqehet ai.
Cila është sasia e duhur e qumështit?
Vaktet e fëmijës varen nga mosha e tij, nga e cila varet sasia dhe frekuenca me të cilen duhet të pijë fëmija. Në përgjithësi fëmija nga muaji i 1 deri në atë të 3 pi mesatarisht njëherë në 3 orë, pra minimumi 8 herë nëse ushqehet me gji, dhe 6 nëse ushqehet me formulë. Rreth muajit të 4 fëmija fillon të pijë një herë në 3.5-4 orë.
Sa qumësht gjiri duhet të pijë fëmija?
Në këtë rast është e vështirë të matet sasia e qumështit që pi fëmija. Nëse ju rekomandojnë peshimin e fëmijës pas çdo pirje do t’ju këshillonim të mos e bënit, do të ishte tepër stresuese si për ju edhe për fëmijën. Ju mund të kontrolloni sa peshë merr fëmija juaj në javë, për të parë nëse ai ushqehet mjaftueshëm.
Sa qumësht formule duhet të pijë fëmija?
Për të llogaritur sa qumësht formule duhet të pijë fëmija duhet të pjestoni me 10 peshën në gr të fëmijës (per shembull kur pesha e femijes eshte 3.000 gr_10=300) dhe më pas ta mblidhni atë me 250 (300+250=550 ml). Kjo është sasia ditore e cila duhet të pihet në rreth 6 vakte në ditë (rreth 92 ml në vakt nëse ai pi 6).



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1 racion kos në ditë...

Zbulohet një tjetër veti e dobishme e kosit: na mbron nga kanceri i gjirit. Thjesht hani një racion (tas) në ditë. Ja pse: Një racion kos natyral në ditë mban...

Mollët jeshile si ilaç, reduktojnë...

Mollët, për të gjithë vlerat e tyre ushqyese të çmuara, mund të konsiderohen më shumë se një ushqim, pothuajse një "ilaç". Aq më tepër nëse është mollë jeshile. Sipas një...

Ushqyerja e fëmijëve, kujdes me...

Ushqyerja për fëmijët, jo gjithçka është e mirë Në fëmijëri, një nga aspektet të cilit duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë është ushqimi. Që në moshë të re, në fakt,...

Probiotikët luftojnë edhe pagjumësinë, mënyrat...

Një studim i ri sugjeron që disa lloje të probiotikëve veprojnë pozitivisht në tru dhe shkaktojnë gjumë të mirë. Çelësi i ri kundër pagjumësisë është psikobiotika. Lista, e shtuar tashmë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X