Mollët jeshile si ilaç, reduktojnë kolesterolin e keq

0 1

Mollët, për të gjithë vlerat e tyre ushqyese të çmuara, mund të konsiderohen më shumë se një ushqim, pothuajse një “ilaç”. Aq më tepër nëse është mollë jeshile. Sipas një studimi të fundit botuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition, ngrënia e dy mollëve jeshile në ditë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak.

Parametrat e ekzaminuar për shëndetin kardiovaskular:

Për të arritur këtë rezultat të rëndësishëm, studiuesit filluan duke analizuar 40 individë, të gjithë me nivele të kolesterolit LDL pak më të lartë se kufijtë e referencës. Mostra u nda në dy grupe dhe u monitorua për dy muaj:

– grupi i parë hante dy mollë jeshile në ditë;

– grupi i dytë pinte lëng molle pa fibra dhe polifenole antioksiduese çdo ditë.

Në fund të tetë javëve, për të vlerësuar shëndetin kardiovaskular, studiuesit matën tek të 40 subjektet:

– sheqerin në gjak;

– insulinën;

– lipideminë (trigliceridet, kolesterolin, acidet yndyrore dhe fosfolipidet në gjak);

– funksionimin e venave dhe arterieve.

Kolesteroli u ul me 4%

Analiza e parametrave të gjakut zbuloi se një konsum i përditshëm i mollëve jeshile për dy muaj ul nivelin e kolesterolit të përgjithshëm me 4%, dhe veçanërisht kolesterolin LDL (kolesterolin e keq që depozitohet në venat dhe arteriet). Grupi i dytë, në të vërtetë, nuk tregoi ndonjë ulje të niveleve të kolesterolit në gjak.

Merita e fibrave dhe polifenoleve

Efekti i dobishëm i uljes së kolesterolit në gjak do të ishte për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe polifenoleve të mollëve jeshile substanca të afta për të vepruar së bashku me mikrobiotën e zorrëve.

A e dini?

Tre mollë në ditë mbrojnë mushkëritë dhe të gjithë sistemin e frymëmarrjes.

Lexo edhe: Një mollë në ditë mban mjekun larg, kjo vlen shumë për fëmijët



  1. Mollët jeshile si ilaç, reduktojnë kolesterolin e keq – Pergrate

    […] Mollët jeshile si ilaç, reduktojnë kolesterolin e keq […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1 racion kos në ditë...

Zbulohet një tjetër veti e dobishme e kosit: na mbron nga kanceri i gjirit. Thjesht hani një racion (tas) në ditë. Ja pse: Një racion kos natyral në ditë mban...

Ushqyerja e fëmijëve, kujdes me...

Ushqyerja për fëmijët, jo gjithçka është e mirë Në fëmijëri, një nga aspektet të cilit duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë është ushqimi. Që në moshë të re, në fakt,...

Kolikat (dhimbjet e barkut) dhe...

Mbi 20% e bebeve vuajnë nga kolikat Kur bebushi juaj nuk pushon së qari dhe vuan nga gazra të tepërt pas ushqyerjes, mund të ketë dhimbje barku. Në përgjithësi themi...

A na bën dëm mëlçia...

Mëlçia në shtatzani Ndër ushqimet që duhen shmangur gjatë shtatzanisë është edhe mëlçia e viçit, kalit apo ndonjë lloji tjetër. Pse mëlçia është një nga ushqimet e ndaluara në shtatëzani?...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X