Kujdes nëse merrni këtë mesazh, është i pavërtetë!

0 1

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre e një akti të tillë dhe ka bërë një denoncim duke ndërgjegjësuar gjithë qytetarët.

Një qytetar ka marrë një mesazhin nga dikush që pretendon se është mjeku Pipero, përmbajtja e të cilit thotë se duhet të karantinohesh pasi një i afërm i yti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Reagimi i mjekut Pëllumb Pipero:

Të Dashur Qytetarë!

Sapo lexova një mesazh të tillë i cili jo vetëm nuk është dhe nuk mund të jetë i imi, dhe si i tillë është i dënueshëm, por mbi të gjitha është shumë i dëmshëm për situatën që kalon jo vetëm vendi ynë por gjithë bota nën peshën e një pandemie shumë serioze që deri tani ka shënuar mijëra viktima, dhe për të cilën ende nuk kemi një armë në dorë për ta luftuar, as medikamente të certifikuara dhe as vaksinë. E vetmja armë që kemi, është në duart tuaja, të qëndroni në shtëpi, të bëni durim dhe të respektoni këshillat tona. Mesazhe si ky që po lexoni janë shumë të dëmshme, madje dhe të dënueshme! Këshilloj këdo që guxon e shkruan në emrin tim sot, ose të kolegëve të mi nesër, të mos luajë kësisoj. Sot në kemi përballë coronavirusin dhe duhet të mjekojmë të sëmurët e të gjurmojmë e identifikojme rastet e kontaktit, nesër ligji do gjurmojë e vërë para përgjegjëisë të gjithë ata që guxojnë të luajnë me jetën e qytetarëve!

Falemnderit!

PS: Emrin e marrësit të mesazhit e kam fshirë!



  1. Kujdes nëse merrni këtë mesazh, është i pavërtetë! – Pergrate

    […] Një qytetar ka marrë një mesazhin nga dikush që pretendon se është mjeku Pipero, përmbajtja e të cilit thotë se duhet të karantinohesh pasi një i afërm i yti ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Per ta lexuar te plote, klikoni ketu. […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A merret koronavirusi nga ushqimi...

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të...

SHBA ofron ndihmë për vendet...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. USAID ka parashikuar një...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Mund...

Deri më tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtarisht 42 persona të prekur nga Covid 19, por sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, mund të jetë mbi 400 të infektuar. “Nëse...

Djali 11-vjeçar me leuçemi, shokët...

Shokët e klasës s ënjë 11-vjeçari me leuçemi kanë bërë një gjest fisnik për të shprehur afërsinë dhe solidarizimin me shokun e tyre të sëmurë. Ata kanë rruar flokët tek...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X