IUD mund të ulin rrezikun e një gruaje për t’u prekur nga kanceri i vezoreve

Gratë që përdorin pajisje intrauterine (IUD) si mënyrë kontraceptive  mund të kenë një rrezik më të ulët të kancerit të vezores, thotë një studim i ri.




0 0

Studiuesit zbuluan se IUD-të mund të ulin rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri  deri në 32 përqind.

Për më tepër, përfitimet lidhen me faktin nëse gratë zgjidhnin IUD hormonale ose jo-hormonale.

Ekipi, nga Universiteti i Kolorados, thotë se mjekët duhet të konsiderojnë rrezikun e kancerit kur rekomandojnë IUD ose kontraceptivë të tjerë për pacientët e tyre

Kanceri i vezoreve ndodh kur sëmundja vjen nga qelizat brenda dhe rreth vezores.

Simptomat përfshijnë dhimbje të vazhdueshme të barkut dhe fryrje,  urth, urinim të shpeshtë dhe ndjenjën e ngopjes së shpejtë.

Në shumicën e rasteve, kanceri i vezores prek gratë mbi moshën 50 vjeç, ose gratë pas menopauzës.

Kanceri është quajtur “vrasësi i heshtur”, sepse, në 80 përqind të rasteve, ai diagnostikohet në një fazë të përparuar, kur tashmë është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Sidoqoftë, nëse kapet në një fazë të hershme, gratë kanë më shumë se 90 përqind të mundësive për të mbijetuar.

Vlerësohet se më shumë se 22,000 gra do tëdiagnostikohen me kancer ovarian në vitin 2019, dhe rreth 14,000 do të vdesin.

Kanceri i vezores renditet i pesti në vdekjet nga kanceri tek gratë dhe sjell më shumë vdekje sesa çdo kancer tjetër i sistemit riprodhues të femrës.

Studiuesit zbuluan se, gratë që përdorin  IUD hormonale ose jo-hormonale, mund të ulnin rrezikun për t’u prekur nga kanceri nga 15 në 32 përqind.

Pas disa analizash, ekipi beson se rreziku ulet sepse IUD ul nivelet e larta të estrogjenit, hormoni që është treguar se rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezores.

“Shumë lloje të IUD-ve kanë hormone në to dhe shfaqin efekte anti-estrogjenike të cilat mund të ndihmojnë gratë që janë në rrezik të lartë për kanceret e vezoreve dhe mitrës”, tha Dr Saketh Guntupalli, profesor i asociuar i onkologjisë gjinekologjike në Universitetin e Kolorados.

‘Arsyeja e dytë ishte se të gjitha llojet e ndryshme të IUDs … sjellin efekte inflamatore lokale. Qelizat imune rriten dhe mendohet se ndalojnë rrezikun e kancerit. ‘

Hulumtimet e mëtutjeshme do të përqendrohen tek llojet e caktuara të IUD,  por autorët thonë se gjetjet janë ‘tepër bindëse’.



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kujdes nëse merrni këtë mesazh,...

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre...

A merret koronavirusi nga ushqimi...

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të...

SHBA ofron ndihmë për vendet...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. USAID ka parashikuar një...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Mund...

Deri më tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtarisht 42 persona të prekur nga Covid 19, por sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, mund të jetë mbi 400 të infektuar. “Nëse...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X