Humb jetën fëmija duke luajtur në lavatriçe, masat që duhet të marrin prindërit për sigurinë brenda shtëpisë

0 0

Një familje në Orlando po vajton për një humbje tragjike pasi vogëlushi i tyre vdiq si rezultat i futjes në lavatriçe.

Fëmija dyshohet se po luante me motrën kur u ngjit në lavatriçe. Policia beson se dera ishte e mbyllur ndërsa fëmija ishte brenda, duke krijuar një vulë hermetike. Si rezultat, oficerët besojnë se ishte një vdekje aksidentale për shkak të mungesës së oksigjenit. Pas incidentit, zyrtarët janë duke lëshuar një lajmërim të rëndësishëm për rëndësinë e edukimit të fëmijëve mbi rreziqet e pranishme  brenda shtëpisë.

“Nga pikëpamja e sigurisë, ky rast marramendës duhet të shërbejë si një kujtesë për prindërit dhe të rriturit për të folur me fëmijët e tyre për rreziqet e pajisjeve”, tregon sot Cory Burkarth, oficeri i informacionit publik për Departamentin e Policisë Orlando. “Kur unë isha fëmijë, lavatrija ishte e bardhë dhe nuk më tërhiqte.

Por sot, makinat larëse vijnë me ngjyra të shumta si e kuqe, blu, e zezë, çelik inoks dhe ato kanë butona që ndizen, bëjnë tinguj interesantë dhe kanë dritare të qarta për të parë. Kështu, për një fëmijë të vogël, ato duken si një pajisje argëtuese dhe shpesh dëshirojnë të luajnë brenda tyre”.

Është e lehtë të anashkalosh se sa sende të rrezikshme mund të jenë për një fëmijë të vogël, por kaq shumë aksidente dhe tragjedi si kjo ndodhin menjëherë në shtëpi. Një studim i publikuar muajin e kaluar lidhte më shumë se 70 përqind të dëmtimeve traumatike të trurit tek fëmijët dhe adoleshentët me objektet konsumatore dhe ato shtëpiake. Shkallët, dollapet dhe pajisjet shtëpiake mund të duken mjaft të padëmshme, por për një fëmijë kurioz ata mund të përbëjnë një kërcënim serioz.

Mënyra më e mirë për të filluar izolimin e fëmijëve në shtëpinë tuaj është të shikoni gjërat nga këndvështrimi i fëmijës, kjo do të thotë të rrini në dysheme dhe të shihni gjërat nga këndvështrimi i tyre, si dhe të përpiqeni ta vendosni veten në mendimin e fëmijës tuaj endacak.

“Asnjë familje nuk duhet të provojë atë që po kalon kjo familje aktualisht, kështu që ne u kërkojmë prindërve të përdorin këtë si mësim mësim për fëmijët e tyre,” thotë Burkarth.

Lexo edhe: Siguria e femijes brenda shtepise



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të trajtojmë temën e...

Fëmijët janë në dijeni të asaj që po ndodh me koronavirus dhe nëse ne si të rritur nuk i sqarojmë se çfarë po ndodh, ata vetë mund të dalin në...

Letra prekëse e 6-vjeçarit: Nëse...

Një djalosh 6-vjeçar nga Cesa e Italisë, nën rrezikun e koronavirusit, ka drejtuar një letër prekëse për të gjithë. Pio ka sistem të dobët imunitar, e për këtë arsye ka...

Vajza 4- vjeçare quan vetën...

Vetëbesimi dhe dashuria për veten shpesh fillojnë në moshë të re. Megjithatë, disa prindër mund të kenë përvojën shqetësuese kur fëmija i tyre u thotë se ndjehen inferiorë ndaj atyre...

9 mënyra sesi fëmijët ua...

# 1. Ata ju mbajnë peng Shumica e prindërve jetojnë duke pritur për ditën kur vogëlushët tanë do të jenë mjaft të mëdhenj për t'u kujdesur për rutinën e tyre...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X