Historia e parrëfyer më parë, Aurela Gaçe 6 muaj në karantinë “në emër të jetës”/ FOTO

0 1

Fuqia e saj nuk është vetëm zëri, por edhe fjala. Për të gjithë ata që janë lodhur nga qëndrimi disa ditor në shtëpi, këngëtarja Aurea Gaçe ka disa fjalë me një mesazh shumë të fortë.

Për herë të parë, ajo tregon vështirësitë dhe sakrificat e shtatzanisë së dytë në emër të jetës dhe bën thirrje për pak durim, për të mbrojutur jetën tonë e të atyre që duam më shumë.

Sërish sot këngëtarja është në karantinë 14 ditore larg vajzave të saj, pasi sapo është kthyer nga SHBA.

Shkrimi i plotë i këngëtares Aurela Gaçe

Mbas në kohë. Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga “ditët e karantinës time ” që zgjati 6 muaj e gjysmë ,gjatë kohës që prisja vajzën e dytë.
Fotoja e parë është gjate kohës kur numëroja javët e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket që të arrinim të preknim muajin e 9 . Periudha me vigona nëpër duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund të qëndroja….por ,periudha përpara ishte gjithashtu shumë e vështirë. Mjekët m dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë . Mendojeni pak, jo 1 ditë, jo një jave, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua ,ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahëe, ose pa dashje t’i mund te godasësh barkun nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllanë “-i thosha . Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm 4 vjeç. Më puthte ,mua edhe barkun ,aty ku paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne.

Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës, e unë s’mundesha të isha me të as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tëera….ndërkohë qe mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës.
Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni në spital.
Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë “karantinim” ishte vetëm e vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë. Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj etj, por ka gra, të cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjeeee nga këto, në emër të “JETËS” .

E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetëizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim.Prandaj, durim o miq, në emër të “JETËS” !

View this post on Instagram

Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga "ditet e karantines time " qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte. Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane "-i thosha" . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne. Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s'mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes. Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete "karantinim" ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s'kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te "JETËS" . E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.???? Prandaj, durim o miq, ne emer te "JETËS" !

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on



  1. Historia e parrëfyer më parë, Aurela Gaçe 6 muaj në karantinë “në emër të jetës”/ FOTO – Pergrate

    […] Historia e parrëfyer më parë, Aurela Gaçe 6 muaj në karantinë “në emër të jetës”/ FOTO […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

E ëma feston ditëlindjen, Sara...

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Hoxha, pasi nëna e vajzave të famshme Lori e Sara, Vjollca Hoxha ka ditëlindjen. Sara ka zgjedhur një foto të nënës...

Vesa Luma leksione këndimi me...

Gjëja më e mirë që mund të bëjmë këto ditë izolimi është të kryejmë me familjarët aktivitete që na afrojmë me njëri-tjetrin por edhe na largojnë mendjen nga kjo e...

Bashkëshortja e Gaz Pajës na...

Aktori i njohur i Portokallisë, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira, tetorin e vitit që lamë pas u bënë prindër të një djali që i vunë emrin Dard. Gjatë...

E mbyllur në shtëpi, ja...

Këngëtarja Eneda Tarifa na tregon sesi duken ditët e saj në shtëpi gjatë kësaj kohe izolimi, dhe janë kaq të bukura. Mënyra sesi ajo kalon kohën me familjen nuk i...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X