Gjithë kujdesi i nevojshëm i dhëmbëve që në vitin e parë të jetës nga dentistja pediatre Enida Petro/ VIDEO

0 1

Pasditen e djeshme, një nga tematikat e trajtuara në programin “Rudina” ka qenë kujdes dentar për fëmijët. E ftuar ishte dentistja pediatre, Enida Petro e cila që në krye të bisedës theksoi se është shumë e rëndësishme që siç i çojmë fëmijët tek specialisti pediatër për probleme shëndetësore, ashtu t’i çojmë edhe tek dentisti pediatër, që është i specializuar për ta.

Mjekja pediatre shpjegon se mosha e parë kur fillohen konsultat me fëmijët duhet të jetë përpara vitit të parë të jetës, kur ende nuk janë shfaqur shqetësime, për arsye që impakti i parë me dentistin të mos jetë i frikshëm. Ajo thekson se kjo fazë e parë duhet të jetë informuese, të merren konsulta. Kështu, kur të shfaqet kariesi apo dhimbjet, fëmija do jetë mësuar tashmë me figurën e dentistit.

Lidhur me idenë se fëmija duhet të fillojë të lajë dhëmbët ende pa dalë, doktoresha tha se nuk është e nevojshme, kjo mund të nisë vetëm si lojë, por larja e vërtetë duhet të fillojë në moshën 2 vjeçare , por vetëm një larje manuale me furçë pa pastë.

Larja me pastë dhëmbësh duhet të fillojë në moshën 3 vjeçare dhe sasia e pastës mbi furçë duhet të jetë sa një kokërr bizele. Koha e larjes së dhëmbëve nuk duhet të jetë vetëm pak sekonda, por deri tek 1 minutë e gjysmë. Fëmijët duhen inkurajuar t’i lajnë dhëmbët vetë, megjithatë gjithmonë nën mbikqyrjen e prindërve në mënyrë që të respektohen këto rregulla.

Dentisja pediatre gjithashtu i kushton rëndësi përdorimit të fillit dentar, asnjëherë të shkopinjve, pasi ata dëmtojnë mishrat.

Përsa i përket llojit të furçës, dentistja shpjegon që lloji i furçës që duhet zgjedhur për fëmijë është ajo me kokë të vogël, sepse edhe sipërfaqet brenda gojës së fëmijës janë të vogla, bishti i përshtatshëm për mbajtjen nga ana e tyre dhe qimet të buta.

Për fëmijët që kanë aparate të lëvizshme, mjekja këshillon një furçë më vete për pastrimin e aparatit. Gjithashtu këshillohet një pajisje që duhet për pastrimin e gjuhës, sepse siç sqaron mjekja, edhe gjuha mban mikrobe që ndonjëherë shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Është mirë edhe që pas larjes me pastë, të përdoret një solucion pastrimi e dezinfektimi me përmbajtje fluori për forcim të dhëmbëve të fëmijëve.

Përsa i përket furçës elektrike, mjekja thotë se duhet përdorur nën mbikqyrjen e prindërve me shumë kujdes, sepse përdorimi i gabuar dëmton mishrat.

Një tjetër problem që thekson dentistja pediatre, është kariesi i fëmijërisë së hershme, ose siç njihet ndryshe kariesi i biberonit. Kjo lidhet me shtesat e sheqerit apo mjaltit në biberonin e qumështit apo të lëngjeve të tjera me përmbajtje sheqeri.


  1. Pergrate

    […] Gjithë kujdesi i nevojshëm i dhëmbëve që në vitin e parë të jetës nga dentistja pediatre En… […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të trajtojmë temën e...

Fëmijët janë në dijeni të asaj që po ndodh me koronavirus dhe nëse ne si të rritur nuk i sqarojmë se çfarë po ndodh, ata vetë mund të dalin në...

Letra prekëse e 6-vjeçarit: Nëse...

Një djalosh 6-vjeçar nga Cesa e Italisë, nën rrezikun e koronavirusit, ka drejtuar një letër prekëse për të gjithë. Pio ka sistem të dobët imunitar, e për këtë arsye ka...

Vajza 4- vjeçare quan vetën...

Vetëbesimi dhe dashuria për veten shpesh fillojnë në moshë të re. Megjithatë, disa prindër mund të kenë përvojën shqetësuese kur fëmija i tyre u thotë se ndjehen inferiorë ndaj atyre...

9 mënyra sesi fëmijët ua...

# 1. Ata ju mbajnë peng Shumica e prindërve jetojnë duke pritur për ditën kur vogëlushët tanë do të jenë mjaft të mëdhenj për t'u kujdesur për rutinën e tyre...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X