Ermal Mamaqi s’mund të përqafojë prindërit: Prita të shkoja në makinë për të nxjerrë lotët/ FOTO

0 1

Ditën e djeshme aktori dhe producenti Ermal Mamaqi ka festuar ditëlindjen më të trishtë të jetës së tij, në kushtet e një izolimi, për shkak të situatës me sëmundjen Covid-19.

Në një rrëfim shumë emocionues, ai tregon për takimin në distancë me prindërit dhe si i është dashur të shkojë deri te makina për të nxjerrë lotët e dhimbjes, që prindërit të mos e shihnin.

Përtej përjetimit të tij personal, Ermali gjithashtu jep një mesazh të fortë se këto janë gjërat më të rëndësishme të jetës si përqafimi me njerëzit e dashur dhe se duhet të mbajmë tjetër qëndirm ndaj gjërave që deri dje na mërzitnin.

“Miq faleminderit për urimet. Padyshim ditëlindja më e trishtuar.
Desha të ndaj diçka me ju…Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lashë një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Unë prita të shkoj në makinë që të nxjerr lotët. Nuk di si t’ju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2 minuta qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Çudi e madhe, kemi qëndruar larg njëri-tjetrit shumë herë më gjatë se kaq, dhe s’ka qenë shumë problem(të paktën nga unë), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithë kjo lemeri që po ndodh. Donim të perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund të jetë në trupat tanë dhe po ja ngjisim tjetrit… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë.

Po ndjejmë përsëri mall për njëri-tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje.

E di që dhe juve ju mungojnë familjarët më shumë se kurrë kto ditë. E di që mund t’i keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë…

Qëndroni të fortë.

Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve. Ju përqafoj”, – ka shkruar Ermal Mamaqi.

View this post on Instagram

Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar. Desha të ndaj diçka me ju… Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë. Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje. E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë… Qendroni te forte. Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve. Ju përqafoj.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


  1. Ermal Mamaqi s’mund të përqafojë prindërit: Prita të shkoja në makinë për të nxjerrë lotët/ FOTO – Pergrate

    […] Në një rrëfim shumë emocionues, ai tregon për takimin në distancë me prindërit dhe si i është dashur të shkojë deri te makina për të nxjerrë lotët e dhimbjes, që prindërit të mos e shihnin. Per ta lexuar te plote, klikoni ketu. […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

E ëma feston ditëlindjen, Sara...

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Hoxha, pasi nëna e vajzave të famshme Lori e Sara, Vjollca Hoxha ka ditëlindjen. Sara ka zgjedhur një foto të nënës...

Vesa Luma leksione këndimi me...

Gjëja më e mirë që mund të bëjmë këto ditë izolimi është të kryejmë me familjarët aktivitete që na afrojmë me njëri-tjetrin por edhe na largojnë mendjen nga kjo e...

Bashkëshortja e Gaz Pajës na...

Aktori i njohur i Portokallisë, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira, tetorin e vitit që lamë pas u bënë prindër të një djali që i vunë emrin Dard. Gjatë...

E mbyllur në shtëpi, ja...

Këngëtarja Eneda Tarifa na tregon sesi duken ditët e saj në shtëpi gjatë kësaj kohe izolimi, dhe janë kaq të bukura. Mënyra sesi ajo kalon kohën me familjen nuk i...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X