E kundërta e anemisë – çfarë ndodh kur ke shumë hekur në gjak

Ne e dimë tani që mungesa e hekurit është shkaku më i zakonshëm i anemisë dhe se është shumë e lehtë të kesh mungesë hekuri, veçanërisht nëse nuk ha një dietë të ekuilibruar, nëse je shtatzënë ose nëse sistemi imunitar dëmtohet.




0 0

A e dini se ka njerëz që përjetojnë krejt të kundërtën e anemisë?

Hemokromatosis është një gjendje ku trupi thith më tepër se sa duhet sasi hekuri nga një dieta normale. Kjo çon në nivele anormale të larta të hekurit në gjak, të cilat mund të jenë vdekjeprurëse.

Kjo gjendje zakonisht trashëgohet dhe shkaktohet nga përbërja juaj gjenetike. Deri në 80% të atyre që vuajnë nga mbingarkesa e hekurit kanë tre mutacione gjenetike që i predispozitojnë ata për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Hemokromatosis mund të jetë primare ose sekondare.

Hemokromatosis primare shkaktohet nga një predispozitë gjenetike, ndërsa hemokromatosis sekondar shkaktohet nga probleme të tilla si talasemia (një lloj anemie) dhe sëmundje të mëlçisë.

Hemokromatosis sekondar gjithashtu mund të ndodhë kur njerëzit marrin shumë suplemente hekuri, zakonisht kur dyshojnë se mund të kenë një mungesë hekuri.

Çfarë ndodh kur marrim hekur më shumë se ç’duhet?

Kur ka mbingarkesë hekuri, ai ruhet në organe të tilla si pankreasi, mëlçia dhe zemra. Nëse nuk trajtohet, hekuri i tepërt mund të çojë në dëmtimin e organeve dhe daljen e tyre jashtë funksionit.

Një mbidozë e vogël hekuri zakonisht nuk paraqet ndonjë simptomë, por dikush që nivele të larta hekuri mund të përjetojë këto simptoma:

  • Lodhje kronike.
  • Artrit, i cili mund të ndikojë në të gjitha nyjet, por sidomos në nyjet e gishtërinjve të parë dhe të dytë.
  • Cirrozë dhe mëlçi të zgjeruar.
  • Porpiria (një sëmundje ku hemoglobin në gjak është totalisht e çekuiliburar).
  • Diabeti, i shkaktuar nga dëmtimi i pankreasit për shkak të depozitave të hekurit.
  • Impotenca për shkak të humbjes së dëshirës seksuale.
  • Menstruacione të parregullta ose mungesa e periodave (amenorrea).
  • Dhimbje barku, sidomos në pjesën e sipërme të djathtë të barkut.
  • Diarre të shpeshta.
  • Ndryshimet e humorit dhe depresioni.
  • Rrahje zemre e parregullt ose aritmi.

Trajtimi

Kur nivelet e hekurit janë shumë të larta, bëhet një procedurë e quajtur flebotomi, ku hiqet hekuri i tepërt nga trupi. Procedura përsëritet, varësisht nga sa shpejt rritet niveli i hekurit. Kjo përcaktohet nga testet e rregullta të gjakut.

Një trajtim tjetër është me ilaçe për mbajtjen nën kontroll të hekurit.

Sa i përket stilit të jetesës, një pacient me shumë hekur këshillohet që të konsumojë ushqim që nuk përmban hekur.

Si ta parandaloni mbidozimin sekondar të hekurit?

Është e rëndësishme të dini se nuk duhet të merrni suplemente hekuri nëse nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Nëse dyshoni për anemi ose nivele të ulëta të hekurit, këshillohuni  me mjekun. Testet e gjakut mund të përcaktojnë nivelet e sakta të hekurit në trupin tuaj dhe nëse keni nevojë për suplemente.

Nëse trajtoheni për anemi për shkak të mungesës së hekurit është e rëndësishme që të merrni suplemente hekuri për gjashtë muaj, dhe më pas jo më, pasi niveli i hekurit normalizohet.

Mos e ndaloni marrjen e suplementit të hekurit pa u konsultuar me mjekun tuaj.

Lexo edhe: Jeni anemikë? Ja 5 ushqimet që duhet të konsumoni


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kujdes nëse merrni këtë mesazh,...

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre...

A merret koronavirusi nga ushqimi...

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të...

SHBA ofron ndihmë për vendet...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. USAID ka parashikuar një...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Mund...

Deri më tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtarisht 42 persona të prekur nga Covid 19, por sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, mund të jetë mbi 400 të infektuar. “Nëse...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X