Dhimbjet e barkut gjatë shtatzanisë

0 0

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzanisë janë shqetësuese dhe ndonjëherë duhet të ndërhyjë specialisti. Kjo për shkak se është e rëndësishme të dallohen dhimbjet e mitrës nga ato të sistemit gastrointestinal. Këto dhimbje lidhen gjithmonë me moshën dhe me faktorët që ndikojnë ndaj rreziqeve të ndryshme që mund të ndodhin në shtatzani.

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzanisë mund të jenë fiziologjike gjatë javëve të para. Në të vërtetë, në këtë periudhë të vjellat irritojnë mukozën e stomakut, e cila nga ana e saj është e dëmtuar nga rritja e estrogjeneve, të cilat ndryshojnë lëvizshmërinë normale dhe pH.

Për më tepër, në fillim ose gjatë shtatzënisë, mund të keni dhe dhimbje të veshkave.

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzanisë

Çfarë duhet të bëjmë kur kemi dhimbje barku gjatë shtatzanisë?

Dhimbja e barkut gjatë shtatzanisë quhet pubalgjia. Ajo e shoqëron gruan shtatzënë për 9 muaj. Kjo është për shkak se struktura e legenit, si kocka dhe muskujt, preken nga pesha dhe ndryshimet mekanike që përgatiten për foshnjën që do të vijë në jetë. Për këtë gjë ju duhet të gjeni pozicione të rehatshme, të bëni banjë të nxehtë ose të vendosni kompresa me ujë të nxehtë në mënyrë që të bëhet kontraktimi normal i muskujve.

Gjithashtu dhimbja e barkut mund të jetë pasojë e aktivitetit kontraktil të mitrës. Në këtë rast është e rëndësishme të kontrolloni se sa javë jeni shtatzanë. Tkurrja sjell me vete një dhimbje që fillon nga fundi i mitrës deri te barku dhe nëse zgjat, mund të përfshijë të gjithë barkun dhe të vazhdojë tek shpina.

Dhimbja e stomakut

Dhimbja e stomakut në shtatzani është një simptomë e gastritit. Në fakt, acidet e pranishme në stomak rritin ndjenjën e djegies dhe dhimbjes, e cila fatkeqësisht rritet me rritjen e javëve të shtatzënisë. Në fakt, mitra rritet dhe shtyn stomakun, duke ndryshuar pozicionin e saj dhe funksionimin normal, duke shkaktuar refluksin klasik gastro-ezofageal. Dhimbja e fortë e barkut shoqërohet nga simptoma të tjera që lidhen me kapsllëkun (konstipacionin) dhe diarrenë.

A duhet të perdorim ilaç kur kemi dhimbje barku?

A mund të përdorim Buscopan në shtatzëni?

Në shtatzëni këshillohet të mos përdoren ilaçe sidomos pa rekomandimin e mjekut. Por që janë disa ilaçe që nuk dëmtojnë fetusin. Buscopani në shtatzëni është i zgjedhur kundër ndjesive të dhimbjes se stomakut, zorrëve, veshkave ose fshikëzës.  Marrja e kësaj tablete nuk kërkon një recetë, por gjithmonë është më mirë të ndiqni një dozë të përshtatshme.

Dhimbjet e barkut në krahun e djathtë në shtatzani

Në rastin e dhimbjes së barkut në të djathtë gjatë shtatzanisë duhet të merren parasysh disa dukuri. Ju duhet të kontrolloheni tek mjeku nësë keni probleme me gurët në tëmth. Gjithashtu mos nënvlerësoni ndryshimet e veshkave ose të zorrëve.

Dhimbjet e barkut në krahun e majtë

Ndër shkaqet e dhimbjes së barkut në anën e majtë janë problemet e shpretkës, veshkave ose zorrëve.  Përveç kësaj edhe infeksioni në fshikëzën e urinës është një çregullim që ju bën të keni dimbje barku gjatë shtatzanisë. Megjithatë është e lehtë për t’u diagnostikuar, sepse shoqërohet me simptoma të tilla si djegie ose urinim i shpeshtë.

Dhimbjet e implantimit

Dhimbjet e implantimit të embrionit ndodhin edhe para se gruaja të ketë sigurinë që është shtatzanë. Kjo është arsyeja pse këto dhimbje janë nënvlerësuar. Pasi embrioni ka pushtuar indet e nënës ka një dhimbje të lehtë dhe është i lidhur me sindromën premenstruale.

Lexo edhe: Shtatzane?Ja si ta kuptoni nepermjet dhimbjeve te barkut


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cilat janë përparësitë e testit...

Edhe pak do të vije ne jetë anëtari me i ri në familjen tuaj? Nga momenti kur ti sheh dy vijat në testin e shtatzënisë apo kur ti dëgjosh të...

Ndotësit në shtatzani ulin inteligjencën...

  Ndotësit në shtatzani, të tillë si plumbi dhe mërkuri, mund të shkaktojnë dëmtim të trurit dhe ndikojnë në anën intelektuale të fëmijëve. Ata quhen retardantë të flakës: përkundër emrit...

Alkooli dhe duhani në shtatzani...

Foshnjat e lindura nga nënat që konsumuan alkool dhe duhan gjatë shtatzanisë kanë një rrezik të rritur 12 herë për Sids në krahasim me foshnjat të cilat nuk ishin të...

Nëna e ardhshme tregon përse...

Lindja është një nga përvojat më të shenjta të jetës që do të provoni ndonjëherë për kaq shumë arsye. Të mirëpresësh një foshnjë është një ngjarje fizike si asnjë tjetër....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X