Cfarë tregojnë veshët tuaja për shëndetin?

A do të thonë diçka për shëndetin dhimbja, kruajtja, zhurmat e dëgjuara apo thjesht paraqitja e jashtme e veshëve tuaj?




0 0

Po, të gjitha këto mund të jenë shenja për diçka që ndoshta nuk ju ka shkuar në mendje.

Llapa e veshit e rrudhosur, e njohur ndryshe edhe si “shenja e Frank” (për shkak të emrit të mjekut që e zbuloi). Bëhet fjalë për një rrudhje diagonale në pjesën e jashtme të veshit tuaj, e cila mund të jetë shenjë e sëmundjeve të zemrës. Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton rrudhjen në këtë pjesë të trupit, dhe jo të gjithë ata që e kanë këtë rrudhosje mund të kenë sëmundje të zemrës. Nëse vini re se ju e keni një rrudhje të tillë, bisedoni me mjekun tuaj.

Gropëzat dhe palosjet në vesh. Bebet mund të lindin me probleme që ndikojnë në zhvillimin e tyre. Një nga këto, sindroma e Beckwith-Wiedemann, shkakton palosje ose vrima të vogla rreth veshit. Fëmija gjithashtu mund të jetë më i madh se zakonisht dhe të ketë një gjuhë të madhe, edhe nivelin e sheqerit në gjak të ulët. Sindroma nuk shkakton probleme të mëdha shëndetësore për shumicën e njerëzve që e kanë atë. Por, ndërsa fëmija rritet, njëra anë e trupit të tij mund të jetë më e madhe se tjetra dhe mund të kenë gjasa të kenë tumore të caktuara.

Veshët  shumë poshtë. Dy nga problemet më të zakonshme që lidhen me këtë janë sindromat Down dhe Turner. Problemet me një kromozom i shkaktojnë të dyja këto sindroma. Njerëzit me sindromin Down gjithashtu kanë dallime të tjera fizike dhe probleme zhvillimore. Sindroma Turner mund të shkaktojë probleme me formën e qafës dhe të kokës dhe probleme me rritjen dhe pubertetin. Dy probleme të rralla- sindromat Shprintzen-Goldberg dhe Jacobsen – gjithashtu mund të shkaktojnë veshët e vendosura shumë poshtë dhe probleme zhvillimi.

Mungesa e pjesës së jashtme të veshit. Kjo mund të jetë një shenjë e anotias – një gjendje me të cilën lindni. Mjekët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton, por ajri në mjedis dhe marrja e barnave të caktuara gjatë shtatzanisë mund të luajnë rol. Mund të ndodhë që të jetë vetëm ky problem por mund të ndodhë edhe që të ketë probleme të tjera gjenetike. Në shumicën e rasteve, mjekët mund të krijojnë një vesh të jashtëm me kirurgji plastike.

Formë e pazakontë e veshit të jashtëm. Edhe pse pjesa e jashtme e veshit është thjesht çështje lëkure, ajo mund të jetë shenjë e një problem me mënyrën se si funksionojnë veshkat tuaja. Kjo për shkak se veshkat e një fëmije zhvillohen në të njëjtën kohë si veshët. Nëse mjeku juaj e vë re këtë tek i porsalinduri juaj ai mund të vizitojë veshkat e foshnjës ose të bëjë një vizitë me ultratinguj për t’u siguruar.

Kumbimi në vesh (tringëllimë në vesh). Kjo zakonisht shkaktohet nga diçka që lidhet drejtpërdrejt me veshët tuaj si me krijimin e dyllit brenda veshit, ose për shkak të qëndrimit në vende ku ka zhurma të forta. Por kjo gjithashtu mund të jetë një shenjë e një problemi kur nofulla juaj takon kafkën, ose një dëmtim i qafës ose kokës, ndër të tjera. Nëse dëgjoni zhurmë, ose tinguj në vesh, shkoni tek mjeku për të zbuluar se përse ndodh kjo.

Kruajtja e veshëve. Zakonisht këtë e shkakton një infeksion fungues ose një acarim i veshëve. Një tjetër arsye e mundshme është psoriasis, që ndodh kur sistemi imunitar sulmon lëkurën tuaj gabimisht. Mund të jetë shumë e dhimbshme nëse e keni në vesh, ku lëkura juaj është e hollë. Kjo mund të ndodhë jashtë dhe brenda veshit tuaj dhe mund të çojë në një ngritje të qelizave të vdekura të lëkurës duke e bërë për ju të vështirë të dëgjoni. Nuk ka shërim për psoriasis, por mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat.

Dhimbje veshi. Kjo mund të jetë një shenjë e infeksionit të veshit, infeksionit të fytit, ndërtimit të dyllit ose krijimit të lëngjeve, dhëmbit të abscesuar (abscesi është një infeksion brenda një dhëmbi), ose ju mund të jeni nga ata që kërcisni dhëmbët. Shkoni tek mjeku nëse ju ose fëmija juaj keni dhimbje veshi që nuk përmirësohet ose në rast se keni ethe, vjellje, dhimbje fyti, rrjedhje nga veshi osë enjtje të tij. Gjithashtu duhet të shkoni tek pediatri nëse fëmija juaj është më i vogël se 6 muaj dhe mendoni se ai mund të ketë një dhimbje veshi.

Lexo edhe: Pastrimi i vesheve te femijes, kujdes me kunjat e pambukut


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kujdes nëse merrni këtë mesazh,...

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre...

A merret koronavirusi nga ushqimi...

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të...

SHBA ofron ndihmë për vendet...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. USAID ka parashikuar një...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Mund...

Deri më tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtarisht 42 persona të prekur nga Covid 19, por sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, mund të jetë mbi 400 të infektuar. “Nëse...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X