Çfarë duhet të bëni kur përjetoni një sulm ankthi dhe paniku ndërsa jeni në punë

Çrregullimet e ankthit dhe panikut janë të zakonshme dhe mund të kenë një ndikim të gjerë në jetën e njeriut.




0 0

Sipas Health24, çrregullimi i panikut karakterizohet nga shfaqja e sulmeve të përsëritura të panikut, të cilat zgjasin nga disa sekonda në disa minuta, por që përjetohen si jashtëzakonisht të frikshme dhe të pakëndshme.

Në mënyrë tipike, dikush që vuan nga një sulm paniku përjeton ndjenja terrori dhe frike dhe kjo situatë mund të zgjasë disa minuta.

Gjatë një sulmi paniku, njerëzit mund të kenë frikë se po përjetojnë një goditje në zemër, ose po çmenden. Ata përjetojnë rrahje zemre të shpeshta, marrje mendsh, dhimbje koke, ndjesi mbytje, mungesë frymëmarrje, të dridhura ose mpirje të duarve etj.

Përjetimi i një ankthi ose sulmi paniku mund të ndodhë dhe në punë dhe ja çfarë duhet të bëni:

  1. Pranoni gjendjen tuaj. Mësoni të dalloni shenjat se kur një sulm paniku është gati t’ju vijë dhe çfarë mund ta shkaktojë atë. Simptomat e një sulmi paniku të afërt mund të përfshijnë gulçim, vjellje dhe rrahje zemre të shpejta. Thuajini vetes se nuk ka asgjë të keqe nëse ndiheni të shqetësuar dhe se mund ta kontrolloni këtë situatë.
  2. Përqendrohuni tek frymëmarrja juaj. Jini të vetëdijshëm për frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë ngadalë dhe thellë përmes hundës dhe nxirrni frymën nga goja juaj, duke bërë përpjekje për të ngadalësuar rrahjet e zemrës. Këto këshilla mbi frymëmarrjen e shëndetshme mund t’ju ndihmojnë.
  3. Merrni hapësirën që ju nevojitet. Kur ndiheni në ankth, shkoni në banjon më të afërt dhe mbajini kyçet e dorës në ujë të ftohtë. Largimi nga gjendja juaj aktuale mund t’ju ndihmojë të fitoni një perspektivë të ndryshme. Gjithashtu mund të dilni jashtë ose të shkoni në një sallë tjetër ku mund të keni pak privatësi.
  4. Përdorni shqisat tuaja. Përqëndrohuni në diçka që mund të prekni, të ndjeni ose të shijoni. Kjo mund t’ju ndihmojë të fokusoheni në diçka tjetër sesa në simptomat e sulmit të panikut.
  5. Bëni stërvitje të lehta. Nëse është e mundur, varësisht nga mjedisi juaj, një shëtitje e shkurtër rreth ndërtesës së zyrës mund të ndihmojë në zbutjen e ndjenjave të panikut.
  6. Merrni ndihmë. Mos vuani vetëm. Diskutoni gjendjen me një psikiatër ose mjek që mund të jetë në gjendje t’ju këshillojë një plan trajtimi, i cili mund të jetë një kombinim i ilaçeve ose terapisë së sjelljes.
  7. Shfrytëzoni vendin tuaj të punës. Mjediset e punës ndryshojnë, por është e rëndësishme që shëndeti juaj të vijë i pari. Shpjegojini gjendjen tuaj një kolegu të besuar ose shefit dhe shfrytëzoni përfitimet që mund të merrni në vendet e punës.

Disa ambiente pune ofrojnë shërbime fleksibël, punë nga shtëpia ose këshilla në që mund t’ju ndihmojnë nëse vuani nga ankthi ose çrregullimi i panikut.

Lexo edhe: Ankthi dhe paniku, arsyet dhe mënyrat e trajtimit


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kujdes nëse merrni këtë mesazh,...

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre...

A merret koronavirusi nga ushqimi...

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të...

SHBA ofron ndihmë për vendet...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. USAID ka parashikuar një...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Mund...

Deri më tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtarisht 42 persona të prekur nga Covid 19, por sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, mund të jetë mbi 400 të infektuar. “Nëse...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X