Brokoli përmban proteina anti tumor, ja fuqia e tij

Që bimët “cruciferous” (familja e madhe ku përfshihen lakra, brokoli, lulelakra etj) kanë një efekt antitumor kjo dihej, por një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën shkencore Science, ka zbuluar proteinat që përfshihen në mekanizëm.




0 0

Sipas një grupi studiuesish në Deaconess Medical Center në Boston, indol-3-karbinol, është një proteinë e brokolit që pengon gjenet të zhvillojnë tumore.

Indol-3-karbinol: proteina antitumor

Kjo proteinë bimore, e pranishme në brokoli dhe në familjen ku kjo perime është e përfshirë, është në gjendje të bllokojë aktivitetin pro-kancerogjen të enzimave në trup. Ky zbulim, konsiderohet  si një thembër e Akilit, sa i përket mekanizmit që shkakton tumorin, pasi mund të jetë edhe baza për opsionet e reja terapeutike.

Eksperimentet tek kafshët

Studimet e ndryshme që sollën këto rezultate janë kryer vetëm tek disa kafshë që ishin të predispozuara për zhvillimin e tumoreve të ndryshëm. Në veçanti, dihet se molekula PTEN (një molekulë që shtyp qelizat tumorale) deaktivizohet nga WWP, një enzimë që nxit zhvillimin e tumoreve. Kjo enzimë ç’aktivizohet pikërisht nga idol-3-karbinol, pra proteina që përmban brokoli.

Pavarësisht se shkencëtarët janë shumë të kënaqur që kanë zbuluar fuqinë antitumorale të indol-3-karbinolit, e cila do të jetë baza për krijimin e ilaçeve të tjera kundër kancerit, shkencëtarët raportojnë se ky hulumtim duhet të vërtetohet më tej nga studimet e mëvonshme.

Lexo edhe: Si te gatuajme supe me brokoli


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Probiotikët luftojnë edhe pagjumësinë, mënyrat...

Një studim i ri sugjeron që disa lloje të probiotikëve veprojnë pozitivisht në tru dhe shkaktojnë gjumë të mirë. Çelësi i ri kundër pagjumësisë është psikobiotika. Lista, e shtuar tashmë,...

Konsumi i kosit mbron mëlçinë

Konsumi i kosit rregullisht ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë, të tilla si mëlçia yndyrore. Zbulimi është rezultat i një studimi të kryer nga Assolatte. Një sëmundje e rrezikshme...

Nëse gatuani me këto lloj...

Por duket se shumë prej nesh bëjmë një gabim të madh kur gatuajmë. Kjo pasi përdorim edhe lugë, lopatëza apo enë të tjera plastike. Mirëpo sipas shkencëtarëve kimikatet plastike që...

4 Gjërat që i ndodhin...

Në një studim, Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se konsumimi i pakët i arrorëve rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ndër arrorët, bajamet janë të preferuarat jo vetëm për...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X