Arsyet pse duhet të shkoni në punë me biçikletë

0 0

Avantazhet e lëvizjes me biçikletë në krahasim me një makinë dihen se janë të pafundme. Këtë e vënë në dukje shumë mjekë, por kur bëhet fjalë për ta praktikuar, jo gjithmonë është aq e lehtë.

Më poshtë ju tregojmë  disa arsye që janë mjaft të mira për t’ju bindur që të filloni të shkoni në punë me biçikletë:

1.Do të jetoni më gjatë. Në një studim të Anderson Lars Bo që u zhvillua në Danimarkë dhe përfshiu 30.000 njerëz, u zbulua se njerëzit që udhëtonin me biçiklete, me një mesatare prej 3 orësh në javë ulën rrezikun e vdekshmërisë me  40% në krahasim me njerëzit që nuk e bëjnë këtë.

2.Do të ulni ndjeshëm kolesterolin.Një studim ka monitoruar 100 qytetarë që udhëtonin me biçikletë dhe ka zbuluar se kolesteroli I tyre I mirë HDL u rrit, ndërsa kolesteroli I keq LDL u reduktua ndjeshëm. Kjo ka bërë që të ulet edhe rreziku i sulmeve në semër.

3.Zvogëloni ndotjen e ekosistemit në qytetin tuaj. Nëse udhëtoni me biçikletë për në punë, ju nuk kontriboni në ndotjen e ambientit çdo ditë.

4.Nuk do e vrisni më mendjen për parking. Gjetja e parkimit është e vështirë dhe pagesa për të (sidomos në Tiranë, por edhe në qytetet e mëdha jashtë vendit) është pak e lartë për xhepin tonë. Duke udhëtuar në një biçikletë, ju mund të shmangni në mënyrë aktive makthin në mëngjes, duke mos u përpjekur të gjesh parkim, pasi thjesht mund ta vendosësh biçikletën në zyrë apo ta lidhësh jashtë me një zinxhir. Mund të investoni edhe duke blerë një biçikletë elektrike.

5.Pedaloni për të shpëtuar sistemin. Zyrtarisht, dita pa makinë në botë është 22 shtatori; por kjo nuk duhet të jetë e vetmja ditë që duhet të doni këtë lloj stërvitje për të hequr dhjamin nga trupi dhe për të shpëtuar planetin.

Lexo edhe: Perdorimi i bicikletes ne shtatzeni


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kujdes nëse merrni këtë mesazh,...

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre...

A merret koronavirusi nga ushqimi...

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të...

SHBA ofron ndihmë për vendet...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. USAID ka parashikuar një...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Mund...

Deri më tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtarisht 42 persona të prekur nga Covid 19, por sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, mund të jetë mbi 400 të infektuar. “Nëse...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X