A mund të shkaktojnë bakteret e zorrëve përhapjen e kancerit të gjirit?

Një faktor që mund të nxisë përhapjen e kancerit të gjirit janë mikroorganizmat e baktereve të zorrëve.




0 0

Edhe pse botëkuptimi i njerëzve me kancer të gjirit është përmirësuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit, duke parashikuar dhe parandaluar përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit (metastaza), kjo sëmundje vazhdon të jetë një sfidë e madhe edhe për komunitetin e mjekëve.

Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në gjasat e përhapjes së kancerit të gjirit. Një prej tyre është statusi i receptorit të hormoneve.

Për shembull, kanceri i gjirit me hormon receptor pozitiv,  i cili përbën shumicën e rasteve të kancerit të gjirit, nxitet nga hormonet estrogjen ose progesteron. Zakonisht i përgjigjet mirë trajtimit. Nga ana tjetër, kanceri i gjirit me hormon receptor negativ, priret të përhapet më shpejt.

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në përhapjen e kancerit të gjirit është prania e një niveli të lartë të qelizave [imune] të quajtura makrofagje të pranishme brenda indeve.

Ka patur gjithashtu studime që kanë treguar se sasi të mëdha të kolagjenit struktural proteinik në inde dhe në tumore gjithashtu çojnë në rritjen e përhapjes së kancerit të gjirit.

Një studim i kohëve të fundit tek minjtë zbuloi një faktor tjetër me një rol vendimtar në përhapjen e kancerit të gjirit: bakteret e zorrëve.

Ekipi mjekësor ka përçarë bakteret natyrore të minjve me kancer gjiri duke përdorur antibiotikë të fuqishëm.

Shkatërrimi i baktereve të zorrëve shkakton inflamacion

Studiuesit përdorën një model të miut që kishte kancer gjiri me hormon receptor pozitiv. Ata ndryshuan ekuilibrin e baktereve natyrore të brejtësve duke u dhënë atyre antibiotikë të fuqishëm dhe duke kryer transplantin fekal mikrobiotik të përmbajtjes dysbiotike ose makrobiotike të pabalancuar.

“Kur shkatërruam ekuilibrin e baktereve tek minjtë duke i trajtuar vazhdimisht me antibiotikë, kjo solli inflamacion sistematik dhe brenda indeve të gjirit”, thanë autorët e studimit.

“Në këtë mjedis, qelizat e tumorit ishin shumë më në gjendje të shpërndaheshin nga indi në gjak dhe në mushkëri, që është një vend ku mund të përhapet më shumë kanceri i gjirit të receptorit hormon-pozitiv”.

Megjithatë, gjetjet nuk do të thonë se antibiotikët janë të rrezikshëm për njerëzit me kancer të gjirit.

Studiuesit këshillojnë për mbajtjen e baktereve të shëndetshme duke ndjekur një dietë të shëndetshme, të pasur me fibra, së bashku me stërvitje, gjumë, pasi të gjitha këto gjëra kontribuojnë në shëndetin pozitiv.

Lexo edhe: Sa janë mundësitë që të prekemi nga kanceri i gjirit në shatztani?


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kujdes nëse merrni këtë mesazh,...

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre...

A merret koronavirusi nga ushqimi...

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të...

SHBA ofron ndihmë për vendet...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. USAID ka parashikuar një...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Mund...

Deri më tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë janë zyrtarisht 42 persona të prekur nga Covid 19, por sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, mund të jetë mbi 400 të infektuar. “Nëse...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X