A duhet t’u japim ilaçe për ftohje dhe kollë foshnjave dhe fëmijëve?

0 0

Të ftohurat dhe kolla janë sëmundje shumë të zakonshme nga të cilat mund të vuajnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Është normale që fëmijët të vuajnë nga këto sëmundje, por a duhet t’u jepni ilaçe sa herë që ata sëmuren?
Dhënia e shumë ilaçeve për një fëmijë nuk është një ide e mirë dhe vetë-mjekimi duhet gjithashtu të shmanget rreptësisht në rastet e fëmijëve më të vegjël. Pra, çfarë duhet të bëni? Lexoni këtë postim dhe njihuni me aspekte të ndryshme në lidhje me kontrollin e ilaçeve tek fëmija juaj në detaje.

A janë të sigurta medikamentet për ftohje dhe kollë për foshnjat dhe fëmijët?

Dhënia e ilaçeve për ftohje apo kollë tek foshnja apo fëmija juaj  nuk mund të jetë një ide e mirë. Kjo për shkak se ilaçet për kollë dhe ftohje mund të paraqesin kërcënime serioze për fëmijët më të vegjël se dy vjeç. Gjithashtu është vërtetuar se ilaçet e ftohjes dhe kollës bëjnë më shumë dëm sesa mirë për foshnjat. Për më tepër, çdo ilaç i tillë duhet të jepet vetëm pasi të jetë sugjeruar nga një mjek.

Cilat ilaçe për ftohje dhe kollë nuk janë të rekomanduara për foshnjat dhe fëmijët?

Ju duhet të ndaloni së dhëni këto ilaçe për ftohjen dhe kollën fëmijës suaj:

  • Ilaçet për ndalimin e kollës;
  • Decongestant (sprai për hundë);
  • Ilaçet që heqin sekrecionet në kollën e fëmijës;
  • Disa lloje të antihistamines të tilla si chlorpheniramine maleate, difenhydramine dhe brompheniramine.

Rreziqet e dhënies së mjekimeve për kollë dhe ftohje tek foshnjat dhe fëmijët

Një ilaç për kollë dhe ftohje ndonjëherë mund të përbëjë kërcënime serioze për fëmijët që janë nën moshën dy vjeçare. Konvulsione ose rrahje të shpejta të zemrës janë disa nga efektet anësore që foshnjat dhe fëmijët mund të përjetojnë. Gjithashtu, janë raportuar efekte anësore të rrezikshme në rast të mbidozimit ose kur prindërit i japin fëmijës dy ose më shumë ilaçe me përbërës të ngjashëm. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore të cilat mbështesin faktin se ilaçet për të ftohtin janë të dobishme për të kuruar gjendjen. Prandaj, nuk duhet të përjashtoni rreziqet e mundshme dhe të jepni barna për ftohje dhe kollë.

Merrni në konsideratë pikat e mëposhtme para se t’i jepni ndonjë ilaç për ftohje dhe kollë të voglit tuaj:

  • Nëse i jepni fëmijës tuaj dy ose më shumë ilaçe, sigurohuni që të kontrolloni përbërësit me kujdes maksimal. Kjo sepse nganjëherë ilaçet mund të përmbajnë përbërës të ngjashëm dhe dhënia e barnave të tilla mund të çojë në mbidozim të barnave.
  • Gjithmonë mbani barna sipas peshës dhe moshës së fëmijës. Zakonisht, udhëzimet e dozave përmenden në etiketën e ilaçeve, lexojini  dhe ndiqini ato në mënyrë strikte.
  • Mos i jepni aspirinë fëmijës suaj. Aspirina mund të çojë në ndërlikime mjekësore tek fëmijët si sindroma Reye.

Në të shumtën e rasteve, simptomat e kollës ose të ftohtit tek foshnjat mund të zhduken brenda pak ditësh. Pra, në vend që të jepni ndonjë ilaç, mund të provoni edhe alternativa të tjera. Ka shumë masa për përmirësimin e tyre në kushtet e shtëpisë që mund ta ndihmojnë fëmijën tuja të ndihet më mirë.

Ja cilat janë produktet që i keni në shtëpi dhe mund t’ju ndihmojnë për të kuruar të ftohtin dhe kollën tek foshnja apo fëmija juaj:

  1. Limoni dhe mjalti, janë një ilaç i mirë për kollën dhe ftohjet. Një lugë gjelle tri herë në ditë, mjaftojnë. Mjalti i përzier me ujë të ngrohtë është gjithashtu një alternativë e mirë. Megjithatë, mos i jepni mjaltë foshnjave që janë më pak se një vjeç për të shmangur rrezikun e botulizmit (një lloj helmimi).
  2. Qumësht me shafran indie. Një ilaç që është trashëguar nga të parët. Thjesht hidhni një majë luge me shafran në një gotë me qumësht dhe jepjani fëmijës para se të flejë gjumë. Mund ta përzieni edhe me pak mjaltë për t’I dhënë ëmbëlsi.
  3. Lëng portokalli. Vitamina C ka një ndikim të madh në vrasjen e mikrobeve që shkaktojnë të ftohurën. Jepini disa gllënjka me lëng fëmijës tuaj rregullisht për të pasur rezultate më të mira. Por, nëse fëmija juaj ka dhimbje të fytit, është më mirë ta shmangni këtë.
  4. Supë pule. Ngrohtësia e supës do të lehtësojë bllokimin e hundëve duke e bërë më të lehtë frymëmarrjen. Gjithashtu, ka veti anti-inflamatore të cilat janë përfituese nëse fëmija juaj vuan nga kolla.
  5. Çaj xhenxhefili. Zieni pak xhenxhefil me çaj dhe jepini me një lugë të vogël fëmijës suaj. Fëmijët nën një vit mund të pijnë pak lugë ndërsa fëmijët më të rritur mund të pinë një filxhan të vogël.

Lexo edhe: Femijet ftohen me pak nese lajne duart me shpesh

Sorry, there are no polls available at the moment.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të trajtojmë temën e...

Fëmijët janë në dijeni të asaj që po ndodh me koronavirus dhe nëse ne si të rritur nuk i sqarojmë se çfarë po ndodh, ata vetë mund të dalin në...

Nëna me kronavirus sjell në...

Një grua e prekur nga koronavirusi ka sjellënë jetë një fëmijë ditën e sotme në Greqi. Nëna e infektuar, e cila vuan edhe nga sëmundje koronare të zemrës, e lindi...

Letra prekëse e 6-vjeçarit: Nëse...

Një djalosh 6-vjeçar nga Cesa e Italisë, nën rrezikun e koronavirusit, ka drejtuar një letër prekëse për të gjithë. Pio ka sistem të dobët imunitar, e për këtë arsye ka...

Vajza 4- vjeçare quan vetën...

Vetëbesimi dhe dashuria për veten shpesh fillojnë në moshë të re. Megjithatë, disa prindër mund të kenë përvojën shqetësuese kur fëmija i tyre u thotë se ndjehen inferiorë ndaj atyre...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X