15 gjërat që duhet të ndaloni në javën e 27 të shtatzanisë

0 0

Mos flini më në shpinë

Në javën e 27 të shtatzanisë, pjesa e gjumit bëhet e vështirë dhe ju do të kaloni më shumë orë gjatë natës zgjuar, megjithatë ekspertët këshillojnë të flini në anë dhe jo në shpinë.

Mos ngrini më pesha të rënda

Në javën e 27 të shtatzanisë nuk duhet të ngrini më asgjë më tepër se 9 kilogramë, vetëm nëse ua rekomandon mjeku një gjë të tillë.

Mos u përkulni më në gjunjë

Nëse ju bie diçka, kujdes nuk duhet të uleni më në gjunjë për ta marrë. Më mirë kërkoni ndihmë.

Do të ndalojnë të vjellat

Me shumë mundësi në këtë fazë të shtatzanisë ju do të liroheni nga të vjellat e mëngjesit.

Mos lyeni më thonjtë

Ose të paktën përpiquni t’i lyeni më rrallë.

Mos rrini me orë në këmbë

Me rritjen e barkut kur kalojnë javët, qëndrimi në këmbë bëhet më i vështirë dhe shumë i dhimbshëm. Për të shmangur këtë, përpiquni të mos qëndroni gjatë në këmbë.

Mos pini shumë kafe

Kjo mund të duket si shumë sakrifikuese, por duhet të hiqni dorë nga disa gjëra për hir të fëmijëve.

Mos kufizoni oraret e gjumit

Të gjithëve na ndodh që për të bërë diçka, për të realizuar atë që duam, për të punuar etj sakrifikojmë orarin e gjumit. Këtë gjë nuk duhet ta bëni më pas javës së 27 të shtatzanisë.

Mos ecni shumë

Gratë që kanë dhimbje të legenit ose janë në rrezik të lindjes së fëmijëve prematurë duhet të kufizojnë të ecurën në shtatzani, sidomos pas javës së 27.

Mos u përpiqni të bëheni shumë bjonde

Është një rregull i ngjashëm me lyerjen e thonjve. Kimikatet e bojërave dhe dekoloruesit dëmtojnë fëmijën tuaj ende të palindur.

Mos vishni më taka

Rritja e barkut do t’ua vështirësojë ruajtjen e ekuilibrit, prandaj rrezikoni të bini nëse mbani taka sidomos të larta pas kësaj periudhe.

Mos mbani në krah dhe rrotulloni fëmijë të vegjël

Kjo është shumë e rëndësishme sidomos nëse keni dhimbje mesi e shpine.

Mos i shtyni më gjërat që kanë lidhje me lindjen

Në këtë kohë është mirë të mendoni për datën, të planifikoni gjithçka duhet me mjekun tuaj.

Mos injoroni shenjat e trupit

Nëse keni ndonjë dhimbje, ose shenjë shqetësuese, drejtohuni te mjeku.

Mos kërkoni për gjithçka

Mos e kaloni kohën në internet të fokusuara duke kërkuar për gjithçka sepse kjo mund t’ju rrisë ankthin dhe shqetësimin.

Lexo edhe: Java e 28 e shtatzanise


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cilat janë përparësitë e testit...

Edhe pak do të vije ne jetë anëtari me i ri në familjen tuaj? Nga momenti kur ti sheh dy vijat në testin e shtatzënisë apo kur ti dëgjosh të...

Ndotësit në shtatzani ulin inteligjencën...

  Ndotësit në shtatzani, të tillë si plumbi dhe mërkuri, mund të shkaktojnë dëmtim të trurit dhe ndikojnë në anën intelektuale të fëmijëve. Ata quhen retardantë të flakës: përkundër emrit...

Alkooli dhe duhani në shtatzani...

Foshnjat e lindura nga nënat që konsumuan alkool dhe duhan gjatë shtatzanisë kanë një rrezik të rritur 12 herë për Sids në krahasim me foshnjat të cilat nuk ishin të...

Nëna e ardhshme tregon përse...

Lindja është një nga përvojat më të shenjta të jetës që do të provoni ndonjëherë për kaq shumë arsye. Të mirëpresësh një foshnjë është një ngjarje fizike si asnjë tjetër....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X